Connect with us

Lajme

60’shi i PDK’së takohet me veteranët e Lipjanit: Me qeverisjen e Bedri Hamzës, do të ketë rritje 50 për qind të pensionit të veteranit

Published

on

Kandidati i PDK’së për deputet, Hyzer Rizani, është takuar me veteranët e Lipjanit në kuadër të fushatës për zgjedhjet parlamentare.

Rizani ka thënë se në takim me ta, me kënaqësi ndau lajmin se me qeverinë e Bedri Hamzës, pensioni i veteranit do të rritet për 50 për qind.

Me ata që dhanë gjithçka për lirinë tonë, me veteranët e Lipjanit.

Kënaqësi të ndaj me ta lajmin se me qeverisjen e Bedri Hamzës, kryeministrit tonë do të ketë rritje prej 50% te pensionit të veteranit.

Faleminderit nga zemra“, ka thënë Rizani, teksa ka bërë thirrje të votohet PDK-ja (131).

NA NDIQ NË FACEBOOK