Lajme
Xhemaili: Investimet e huaja pritet të shënojnë rekord historik

Investimet e huaja në RMV pritet të shënojnë rekord historik dhe të arrijë shifrat prej 1 miliard euro investime të huaja direkte. Deri më tani qeveria ka paralajmëruar katër investime me vlerë totale prej 620 mln euro e të cilat do të gjeneronin 1600 vende të reja pune. Refik Xhemaili drejtor i agjencisë për investime të huaja dhe promovim të eksportit thotë se agjencioni që ai drejton po bën cmos që ky target prej 1 milairdë euro të jetë i realizueshëm duke kontribuar në përmirësim të kushteve infrastrukturore, institucionale por dhe kadrovike.
Sipas Xhemailit pikënisje për të ka qenë bashkëpunimi institucional duke inkuadruar në këtë proces dy ministri të rëndësishme atë të Punëve të Brendshme por dhe Ministrinë e Politikës Sociale Demografisë dhe Rinisë.
Xhemaili rëndësi të vecant i jep forumeve ndërkombëtare të bizneseve për ti njoftuar nga afër investitorët për potencialin e ambientit biznesor në vend , forume të tilla janë organizuar në Itali Turqi , Shqipëri dhe së shpejti edhe në Republikën Ceke . Promovimi i kompanive vendore në panairin ndërkombëtar të Tiranës , panairi Circular Textile Days në Holand dhe Supplier Balkan expo 2024 në Prishtinë tregon për angazhimin tonë për të promovuar produktet dhe shërbimet e vendit me të vetmin qëllim rritjen e eksportit njëkohësisht dhe rritjen e konkurueshmërisë thotë drejtori Refik Xhemaili.
Sipas Xhemailit kategori e veçant e këtij dikasteri është edhe mbështetja për kompanitë dhe atë:
• Disponueshmërinë e mbështetjes financiare nga shteti përmes Ligjit për Mbështetje Financiare
• Ndihmën për qasjen në tregun Evropian
• Ofrim të informacionit të detajuar për avantazhet strategjike të vendit, klimën e favorshme të biznesit dhe politikat makroekonomike
Për vitin 2025 ky agjencion do të jetë I koncentruar në krijimin dhe orientimin e politikave ekonomike në bazë të nevojave reale të kompanive , duke realizuar takime të drejtpërdrejta me kompani nga sektor të ndryshëm, me fokus të vecant industritë me potencial të rritjes së eksportit.
Xhemaili thotë se nuk duhet anashkaluar promovimi I burimeve të ripërtritshme të energjisë , në këtë drejtim agjencioni për investime të huaja dhe promovim të eksportit ka avancuar bashkëpunimin me Asociacionin Maqedonas për energji diellore “Solar Maqedoni” .















