Connect with us

Lajme

Varrosen viktimat e aksidentit tragjik në rrugën Rashçe-Saraj (FOTO)

Publikuar

Janë varrosur sot në fshatin Gërçec të Shkupit viktimat e aksidentin tragjik të ndodhur të enjten në rrugën Rashçe-Saraj, ku humbën jetën katër persona nga e njejta familje, raporton Zyrtare.net

Ceremonia e varrimit të viktimave u zhvillua sot, me një pjesëmarrje të madhe të qytetarëve, të cilët dolën për të nderuar jetët e humbura dhe për t’u shprehur solidaritetin me familjet e viktimave.

Kujtojmë që pasditën e së enjtes në rrugën lokale Saraj – Rashçe, automjeti i tipit Audi doli nga rruga dhe rra në në ujërat e Vardarit, me çrast humbën jetën katër anëtarë të familjes Asllanim, teksa një fëmijë i moshës pesë vjeçare shpëtoi për mrekulli në momentin e tragjedisë./ZYRTARE.net

NA NDIQ NË FACEBOOK