Lajme
Taravari viziton familjen Asllani e cila humbi 4 antëtarë të familjes në aksident tragjik

Kreu i Aleancës për Shqiptarët dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, ka shprehur ngushëllime të sinqerta për familjen Asllani në Gërçec, e cila para disa ditësh humbi katër anëtarë të saj në një aksident tragjik në Rashçe të komunës së Sarajit.
Taravari ka vizituar familjen dhe ka ofruar mbështetje në këtë moment të dhimbshëm, duke shprehur solidaritetin e tij me dhimbjen e familjarëve.
Ministri Taravari theksoi rëndësinë e qëndrimit pranë familjeve që kalojnë periudha të tilla të vështira dhe i siguroi se do të bëhet përpjekje për të ndihmuar ata në këto momente tragjike.
Pasditën e së enjtes në rrugën lokale Saraj – Rashçe, automjeti i tipit Audi doli nga rruga dhe rra në në ujërat e Vardarit, me çrast humbën jetën katër anëtarë të familjes Asllani, teksa një fëmijë i moshës pesë vjeçare shpëtoi për mrekulli në momentin e tragjedisë./ZYRTARE.net


















