Connect with us

Maqedoni

Takim i Ministrit Murtezani me Ministrin për Punë të Jashtme të Turqisë Hakan Fidan

Publikuar

Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, mbajti takim të frytshëm me Ministrin për Punë të Jashtme të Republikës së Turqisë, Hakan Fidan, në kuadër të vizitës së tij të punës në Ankara. Takimi u fokusua në çështje të rëndësishme të natyrës politike, ekonomike dhe sociale, me theks në përforcimin e marrëdhënieve bilaterale dhe stabilitetin rajonal.

Ministri Murtezani theksoi rëndësinë e Turqisë si aktor i rëndësishëm politik dhe ekonomik në Ballkan. Turqia luan rol qendror në stabilizimin e rajonit dhe ballafaqimin me sfidat globale dhe rajonale, duke përfshirë mbështetjen e rritjes ekonomike dhe stabilitetit në vendet e Ballkanit Perëndimor. Ministri nënvizoi se ky bashkëpunim ka rëndësi strategjike për avancimin e lidhjeve ekonomike dhe politike.

Në takim u dakorduan se avancimi i dialogut politik në nivel të lartë mes Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë është me rëndësi thelbësore. Dy ministrat u dakorduan për nevojën e identifikimit të pikave me interes të ndërsjellë që do të mundësonin bashkëpunim ende më të madh, posaçërisht në fushën e ekonomisë, tregtisë dhe shkëmbimeve kulturore.

Maqedonia e Veriut, si një shoqëri multikulturore dhe multietnike, jashtëzakonisht vlerëson mbështetjen e Turqisë në avancimin e strukturave sociale dhe gjithëpërfshirëse. U theksua se nismat e përbashkëta për përforcimin e lidhjeve sociale paraqesin model bashkëpunimi pozitiv që kontribuon në stabilitetin dhe zhvillimin rajonal.

Ministri Murtezani theksoi se integrimi i përshpejtuar i rajonit në strukturat evropiane është mundësi për rritje dhe zhvillim më të madh. Ai theksoi se bashkëpunimi me Turqinë, si aleat i rëndësishëm në këtë proces, është kyç për sigurimin e stabilitetit ekonomik dhe politik, si dhe për avancimin e përpjekjeve euro-integruese të Maqedonisë së Veriut.

Dy ministrat diskutuan edhe për rëndësinë e stabilitetit të sektorit energjetik, si dhe për mundësitë e projekte të përbashkëta energjetike. U theksua se bashkëpunimi energjetik është pjesë e rëndësishme e marrëdhënieve bilaterale dhe prioriteteve strategjike për sigurimin e zhvillimit të qëndrueshëm.

Ministri Murtezani shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë në procesin e integrimit të Maqedonisë së Veriut në strukturat evropiane. Ai theksoi vizionin e përbashkët të dy vendeve për një Ballkan të qëndrueshëm, paqësor dhe prosperues, i cili është i integruar në Bashkimin Evropian dhe i gatshëm për t’u përballur me sfidat bashkëkohore.

Lajme31 minutes ago

Antik Strofci, kryetar i degës së PDK-së në Hannover të Gjermanisë, ka raportuar në autoritetet gjermane një koment të publikuar në Facebook

Maqedoni2 hours ago

Buçkovski: Konflikti i 2001-shit, s’filloi vetëm për të drejtat e shqiptarëve, por edhe për ndarjen e Maqedonisë

Shqipëri2 hours ago

Tragjedi në Etna/ Rrufeja godet turistin amerikan, humb jetën 30-vjeçari

Lajme3 hours ago

Dehari rrëfen historinë e dhimbshme të babait: E morën në burg kur isha dy vjeç, nuk u kthye më kurrë

Lajme3 hours ago

Pendarovski: Ja kush pengoi ndarjen e Maqedonisë në vitin 2001

Maqedoni4 hours ago

Spitalet në Kërçovë, Tetovë dhe Shtip nuk do të ndërtohen me kredinë britanike, por me kredi nga Banka Botërore dhe BEI

Shqipëri4 hours ago

“Berisha do ta vrasë PD-në para se të largohet”, Kadilli: Në parti ka mbetur vetëm berishizmi

Kosovë5 hours ago

Bashkëshortja e heroit Kadri Zeka, Saime Isufi rrëfen veprimtarinë ilegale: Ja si u krijuan “Shqiponjat e Arta” në Gjilan më 1975

Maqedoni6 hours ago

Plani për ndarjen në vitin 2001 dështoi për shkak të vlerësimit të Pentagonit se ishte i pamundur pa gjakderdhje të madhe

Lajme6 hours ago

Dorëhiqet drejtori i Shtëpisë së Shëndetit në Strugë, dr. Arben Labenishti

Kosovë6 hours ago

“Ky duhet të jetë presidenti i Kosovës” – Lidhja e Historianëve me propozim liderëve (FOTO)

Shqipëri7 hours ago

VIDEO/ Bën disa rrotullime, përplaset dhe shpërthen në flakë! Momenti i rënies së helikopterit në Greqi, 3 të vdekur

NA NDIQ NË FACEBOOK