Connect with us

Lajme

Shuhet njeriu që “lajmëroi” fenomenin Trump

Publikuar

më

Ka ndërruar jetë në moshën 96-vjeçare politikani francez i ekstremit të djathtë, Jean-Marie Le Pen.

Jean-Marie Le Pen ishte një ushtarak dhe politikan francez, lider i partisë së Frontit Kombëtar të ekstremit të djathtë nga viti 1972 deri në 2011.

Ndonëse prej disa vitesh ishte tërhequr nga jeta politike franceze, gjurmët e lëna nga bashkëthemeluesi i Frontit Kombëtar në peizazhin elektoral janë shumë të forta.

Le Pen tronditi skenën politike franceze kur arriti në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale kundër Zhak Shirak në 2002, duke shfrytëzuar një përzierje të shpirtit luftarak, populizmit dhe elokuencës. Me këto karakteristika, ai ka çuar në riformulimin e parametrave të politikës franceze, në një karrierë 40-vjeçare, e cila, duke shfrytëzuar pakënaqësitë e votuesve me emigracionin dhe sigurinë e punës, në një farë mënyre “lajmëroi” ngjitjen e Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë në vitet e ardhshme.

Në një mënyrë apo tjetër, Jean-Marie Le Pen e kaloi jetën e tij duke luftuar, qoftë si ushtar në luftërat koloniale të Francës, qoftë si politikan me Frontin e tij Kombëtar, me të cilin mori pjesë në pesë zgjedhje presidenciale.

Pozicionet e tij ishin ekstreme edhe për Bashkimin Evropian, të cilin ai e konsideroi një projekt mbikombëtar që uzurpon fuqitë e shteteve kombëtare.

Vajza e tij, Marine Le Pen, e pasoi atë si lidere partie dhe që atëherë ka kandiduar tre herë për president të Francës, duke e riemërtuar partinë në Alarm Kombëtar dhe duke e kthyer atë në një nga forcat kryesore politike të vendit. /tesheshi.com/

Maqedoni1 hour ago

Kaos me lopët në Pallankë: Kapen vetëm 96 krerë, kryetari i komunës ngre kallëzime penale!

Shqipëri2 hours ago

Miratohet Buxheti rekord prej 10 miliardë eurosh për vitin 2027, 80 vota pro edhe për Paketën Fiskale

Lajme3 hours ago

Konkursi i partisë apo ATK-së? Kandidatja e VV-së për asambleiste punësohet në ATK (Dokument)

Kosovë5 hours ago

A e ka gjetë PDK kryetarin dhe a mund të bëhet dikush që nuk ishte pjesë e UÇK-së – çfarë thotë Rrahman Rama

Lajme6 hours ago

Liridona Vejseli i reagon Blerim Bexhetit: Kur ishte ministër, katër shqiptarë u dënuan për një grafit

Maqedoni6 hours ago

Zjarr në garazhin e “KAM Mall” në Shkup, evakuohen vizitorët pas përhapjes së tymit

Shqipëri6 hours ago

Si dështoi atentati i shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut ndaj biznesmenit izraelit

Lajme6 hours ago

Saranda Imeri Stafai ironizon BDI-në: “Atyre që marrin rrogë në BDI, a u takon edhe K15?”

Kosovë6 hours ago

Zbulohen prapaskenat nga takimet PDK-VV, emri i Justina Shiroka-Pulës nuk ishte pjesë e diskutimit, deri kur e përmendi Kurti

Shqipëri8 hours ago

“Evropa është zgjuar”- Shqipëria ble raketa nga SHBA-të, gjenerali Prenga: Bashkëpunim me partnerët për rritjen e kapaciteteve!

Kosovë9 hours ago

“Jo, nuk është fotografi e pasluftës”, Hykmete Bajrami ndan pamje nga Fakulteti Ekonomik pa rrymë

Lajme9 hours ago

Diplomacia e Edmond Ademit në Spanjë, nga forcimi i marrëdhënieve dypalëshe deri te promovimi i perspektivës evropiane

NA NDIQ NË FACEBOOK