Connect with us

Lajme

Rubio, “mbështetje të palëkundur” për Izraelin

Publikuar

Duket se armëpushimi në Gaza, diktuar nga Trump, do pasohet nga ditë dhe më të errëta për kauzën palestineze.

Sekretari i ri amerikan i Shtetit, Marco Rubio, sapo i ka konformuar “mbështetje të palëkundur” Izraelit, gjatë një telefonate me Netanyahut, njoftoi Departamenti i Shtetit të mërkurën.

Rubio foli me Netanyahun për të “nënvizuar se mbajtja e mbështetjes së palëkundur të SHBA-së për Izraelin është një prioritet kryesor për Presidentin Donald Trump“, sipas një njoftimi për shtyp të lëshuar nga zëdhënësja e Departamentit të Shtetit të SHBA, Tammy Bruce.

Për më tepër, “ministri e përgëzoi kryeministrin për sukseset e Izraelit kundër Hamasit dhe Hezbollahut” dhe “u angazhua të punojë pa u lodhur për të ndihmuar në çlirimin e pengjeve që ende mbahen në Gaza”, sipas tekstit.

Izraeli dhe Hamasi filluan zbatimin e një marrëveshjeje armëpushimi në Rripin e Gazës të dielën pas më shumë se 15 muaj lufte, e cila përfshin një shkëmbim të pengjeve dhe të burgosurve izraelitë për të burgosur palestinezë.

Kjo marrëveshje trefazore, e cila ishte propozuar tashmë në maj nga Joe Biden, paraardhësi demokrat i Donald Trump, më në fund mundi të përfundonte pjesërisht falë përpjekjeve të përbashkëta të të dy grupeve dhe të vihej në fuqi në prag të inaugurimit të republikanit.

Megjithatë, presidenti i ri tha të hënën, disa orë pas betimit dhe marrjes së detyrës, se nuk është i “sigurt” se armëpushimi do të zbatohet.

Në një nga vendimet e tij të para, Presidenti Trump anuloi gjithashtu sanksionet e vendosura nga Joe Biden ndaj kolonëve ekstremistë izraelitë në Bregun Perëndimor të pushtuar për shkak të sulmeve të tyre kundër palestinezëve. /tesheshi.com/