Connect with us

Kosovë

Prokuroria flet për motivet e vrasjes makabër të Liridona Ademajt, ngritë aktakuzë ndaj Naim Murselit dhe tre personave të tjerë

Published

on

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka ngritur aktakuzë për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt.

Aktakuza është ngritur ndaj katër personave. Ndaj Naim Murselit, bashkëshortit të viktimës, Liridona Ademaj. Dhe ndaj dy kryesve të veprës Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla. Ndërsa personi i tretë nuk u bë i ditur.

“Aktakuza është për 4 persona. I katërti nuk është përfshi direkt në vrasje, ndaj mbetet sekret emri i tij” tha prokuroria.

Ajo bëri të ditur se çifti gjatë kohës sa ka jetuar në Suedi kanë pas marrëdhënie të çrregullta familjare.

Sipas prokurorisë, motivet e tjera të rastit nuk mund të bëhen publike.

Prokuroria e rastit nuk ka treguar motivin që e ka quar deri te kryeja e kësaj vrasje

NA NDIQ NË FACEBOOK