Connect with us

Kosovë

Prishtina renditet e 15-ta me ajrin më të ndotur në botë

Publikuar

Prishtina sot është renditur ndër 15 qytetet me ajrin më të ndotur në botë.

Faqja “IQAir”, ku bëhet matja e ajrit në të gjitha vendet e botës, ka ranguar Prishtinën si qytetin e 15-të në mesin e qyteteve me ajrin më të ndotur, me indeks të ajrit 167.

Këtë listë e kryeson Sarajeva e Bosnjë-Hercegovinës me indeks prej 503, i cili cilësohet si “shumë i pashëndetshëm”.

Sarajeva është pasuar nga Dhaka e Bangladeshit me indeks prej 335.

Para Prishtinës janë listuar edhe disa vendet nga India, Kina e Pakistani.

NA NDIQ NË FACEBOOK