Connect with us

Religjion

Pranimi i dhuratës nga jomuslimani

Published

on

Pyetja:

Jetoj dhe punoj në Gjermani. Puna ime ka të bëjë me kujdestarinë ndaj të moshuarve. Gjatë pushimeve, një pjesë e madhe e klientëve, si dhuratë më japin nga 5 deri në 10 euro. Me që nga respekti nuk mund t’i refuzoj, a më lejohet një dhuratë e tillë, a e kam hallall sipas sheriatit? Nëse jo, a mund ato para t’i dhuroj si sadaka apo t’ia jap kompanisë ku unë punojë?

Përgjigjja:

Nuk ka pengesë sipas fesë islame që muslimani të shkëmbejë dhurata me jomuslimanin. Ajo që kushtëzohet është që mjeti që dhurohet të jetë i lejuar sheriatikisht, pra të mos jetë nga gjërat që janë haram, sikur që është alkoholi, droga, produktet e derrit, gjërat e vjedhura, etj.

Vetë Pejgamberi i All-llahut a.s. pranonte dhurata nga jomuslimanët, por edhe u jepte atyre.

Ndërsa, sa i përket asaj se ju e merrni dhuratën gjatë kohës së pushimeve fetare, kjo nuk ndikon në statusin e dhuratës. Ka një transmetim që thotë se Aliu r.a. dhe Ajsheja r.a. morën dhurata nga disa zjarrëputistë gjatë pushimeve të tyre.

____________________

Prof. dr. Ahmed Purdic (fetvai-emin i Bashkësisë Islame të Bosnjë dhe Hercegovinës)

Burimi: Preporod, 15 dhjetor 2024, fq. 7

Përktheu: Mehas Alija

(Islampress)

NA NDIQ NË FACEBOOK