Connect with us

Lajme

OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës: Përdhosje e sakrificës së mijëra dëshmorëve

Publikuar

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) në Pejë, i kanë reaguar Donika Gërvallës pasi kjo e fundit e quajti Ramush Haradinajn si “general të vetëshpallur”.

Në reagimin e tyre thuhet se deklarata e saj ndaj Haradinajt përveç se është një gënjeshter e madhe, është edhe përdhosje e sacrifices së mijëra dëshmorëve dhe luftëtarëve të UÇK’së.

Me keqardhje të thellë dëgjuam fyerjet e rënda të ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz, ndaj Ramush Haradinajt dhe luftës së lavdishme të UÇK-së. Ta quash një komandant të betejave më të ashpra të luftës çlirimtare “gjeneral të vetëshpallur” është jo vetëm një gënjeshtër e turpshme, por edhe një përdhosje e sakrificës së mijëra dëshmorëve dhe luftëtarëve të UÇK-së”, thuhet në reagim.

Ramush Haradinaj nuk ishte i vetëm në front; mbi 920 luftëtarë ranë dëshmorë në krah të tij në Dukagjin, duke u përballur me makinerinë vrastare të Serbisë. Ata nuk luftuan për tituj, por për lirinë e Kosovës, për lirinë që sot e përfaqëson padenjësisht vetë ministrja Gërvalla-Schwarz, e cila, në vend që ta nderojë këtë sakrificë, zgjedh ta përçmojë”, vijon reagimi i tyre.

Ajo që është edhe më e dhimbshme është fakti se Donika Gërvalla-Schwarz, vajza e Jusuf Gërvallës (njërit prej simboleve të qëndresës kombëtare) po e përdor pozitën e saj për të përçmuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Ajo nuk po e nderon sakrificën e babait të saj, por po ia rrotullon eshtrat në varr me gjuhën e urrejtjes ndaj atyre që e bënë realitet lirinë për të cilën ai u flijua”.

Ministrja Gërvalla-Schwarz është personi i parë në politikën e pasluftës që e përdor sakrificën e dëshmorëve për t’i sulmuar ata dhe për të njollosur luftën e shenjtë për liri. Kjo nuk sjell bashkim, por ndarje. Nuk forcon shtetin, por e përçan popullin. Nuk e nderon të kaluarën, por e shkel me përbuzje”, përfundon reagimi. /Insajderi.org/

Lajme5 minutes ago

Venera Azizi: Elita 5 në Tetovë për 35-vjetorin e Pavarësisë

Lajme54 minutes ago

‘‘Po sjellin një propozim për t’i dhënë fund luftës’’- Të dërguarit e Trumpit mbërrijnë në Moskë, pritet të diskutojnë planin për Ukrainën

Maqedoni1 hour ago

Skandal i radhës me tekstet shkollore: “Metohija” në Gjeografi, ndërsa historia e shqiptarëve reduktohet në librin e ri të Historisë

Maqedoni1 hour ago

Nga Shkupi në gjithë botën/ Meidani për Nënë Terezën: “Një krenari shqiptare që u bë dritë për njerëzimin”

Maqedoni2 hours ago

Bastore dhe kazino më pak se 500 metra afër shkollave, në Kërçovë ligji mbetet pa zbatim-nuk ka lëvizur asgjë

Shqipëri2 hours ago

Danimarka mbështet planin maroken për autonominë e Saharasë

Kosovë3 hours ago

Ndalohet në Bërnjak i dyshuari për rastin e vr’asjes së 23 shqiptarëve më 19 prill 1999 në Zubin Potok

Maqedoni3 hours ago

Pesë të arrestuar në Galiçnik, policia sekuestron lloje të ndryshme të lëndëve narkotike

Maqedoni3 hours ago

Kriminaliteti klasik dominon në Tetovë, por vjedhjet bien

Kosovë3 hours ago

Hoxha Labinot Maliqi në Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë kujton Nënën Terezë: Kombi shqiptar është më i fortë kur secili e ruan besimin e vet, respekton tjetrin dhe punon për të mirën e përbashkët

Lajme3 hours ago

Qeveria e parë politike në Maqedoni, 5 ministra shqiptarë pjesë e saj

Maqedoni3 hours ago

Afera e Këlnit: Qindra njerëz nga Ballkani përballen me dëbim, përfshirë qytetarë të Maqedonisë

NA NDIQ NË FACEBOOK