Religjion
Ndryshoni gjendjen e shpirtit që Allahu të ndryshojë gjendjen tuaj për më të mirë

Shkruar nga: Dr. Mustafa Mahmud
Muslimanët nuk kanë mbetur prapa për shkak të mungesës së aftësive apo mundësive të tyre – pavarësisht prapambetjes – ata ende janë ndër popujt më të pasur në botë për sa i përket resurseve, pasurive energjetike dhe lëndëve të para mbi tokë, nën tokë dhe nën det. Për më tepër, ata ende janë jashtëzakonisht të pasur me numrin e tyre të madh dhe me mendjet e ndritura.
Mirëpo, katastrofa qëndron në faktin se mendja muslimane sot është e kufizuar, mendimi i zbrazët dhe universiteti islamik ka mbetur i ngurtë dhe i palëvizshëm. Dhe mbi të gjitha këto, muslimanët e paditur thonë: “Kështu na është paracaktuar dhe shkruar.”
Ne u themi atyre: Kjo u ndodh përtacëve për shkak të përtacisë së tyre dhe njerëzve negativë për shkak të pasivitetit të tyre. Islami nuk ka asnjë lidhje me atë që u ka ndodhur muslimanëve, sepse ata janë ata që e kanë lidhur Islamin me zinxhirët e duarve të tyre, i kanë shuar llambat e tij dhe i kanë rrëzuar fenerët e tij.
Prandaj, lexoni dhe studioni Kuranin përsëri, me mendje të lirë dhe me zemër të hapur.
Hulumtoni Sunetin e të Dërguarit të Allahut (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të) në sjelljen e tij, në adhurimin e tij, në moralin e tij, në mënyrën e tij të të menduarit dhe në hadithet e tij.
Nxirrni perlën nga guaca e tij, xhevahirin nga thesari i tij dhe dritën nga arka që e keni mbyllur. Ndryshoni atë që gjendet në shpirtin tuaj që Allahu të ndryshojë gjendjen tuaj për më të mirë. Përkushtohuni punës dhe veprimit që pena e caktimit t’ju shkruajë atë që do t’ju kënaqë, dhe duajeni njëri-tjetrin që caktimi i Allahut të jetë në shenjë të përparimit dhe fitores suaj.
Përshtati në shqip: Miftar Ajdini
(Islampress)
