Lajme
Ndodhi edhe kjo | Prishtinasi gjen plumb në veturë nga gjuajtjet e Vitit te Ri


Ardhja e Vitit të Ri 2025, si duket nuk është pritur vetëm me fishekzjarrë.
Një qytetar nga Prishtina ka dërguar një video në redaksinë e Insajderit, duke thënë se vetura e tij është gjuajtur me plumba.

Sipas tij kjo ndodhi gjatë festimit të Vitit të Ri në Vranjevc, ndërsa aty ka gjetur edhe plumba kallashnikovi.





















