Lajme
Myzejne Selmani: Koalicioni për Familjen po merr përkrahje të fuqishme, do të mbrojmë familjen në Kuvend


Kandidatja për deputete nga Koalicioni për Familjen, Myzejne Selmani, ka deklaruar se ky koalicion po merr përkrahje të fuqishme nga qytetarët e Kosovës.
Ajo shprehu besimin se pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, zëri i qytetarëve për mbrojtjen e familjes do të dëgjohet në Kuvendin e Kosovës.
Selmani falënderoi qytetarët e Lipjanit për mbështetje dhe i bëri thirrje që të vazhdojnë të besojnë në misionin e Koalicionit për Familjen.
“Koalicioni për Familje po merr përkrahje të fuqishme gjithandej vendit. Jemi të bindur se pas 9 shkurtit zëri juaj për ta mbrojtur familjen do të dëgjohet në Kuvendin e Kosovës, përmes besimit tuaj”, shkroi ajo në Facebook.
Myzejene Selmani kandidon me numrin 42 në këto zgjedhje.






















