Connect with us

Lajme

Mbi 46 mijë të vrarë në luftën Izrael-Hamas

Publikuar

Më shumë se 46 mijë palestinezë janë vrarë në luftën Izrael-Hamas, tha të enjten Ministria e Shëndetësisë e Gazës.

Ministria tha se gjithsej 46 mijë e 6 palestinezë janë vrarë dhe 109 mijë e 378 janë plagosur.

Sipas kësaj ministrie, gratë dhe fëmijët përbëjnë më shumë se gjysmën e viktimave, por nuk thotë se sa nga të vdekurit ishin luftëtarë apo civilë, shkruan AP.

Ushtria izraelite thotë se ka vrarë mbi 17 mijë militantë, pa dhënë prova.

NA NDIQ NË FACEBOOK