Connect with us

Lajme

Limaj grumbullon strukturat e rininë në Kijevë: Nisma po kthehet fuqishëm në Kuvend

Publikuar

Fatmir Limaj, lider i Partisë Nisma, ka takuar strukturat e rininë ne Kijevë.

Nga atje ai tha se Nisma po kthehet fuqishëm në Kuvend.

“Bashkëbisedim me të rinjtë dhe strukturat tona në Kijevë dhe fshatrat përreth. Strukturat organizative të nëndegëve të NISMA-së në Malishevë dhe jo vetëm, tashmë kanë bërë përgatitjet e fundit para hapjes së fushatës elektorale, duke treguar një gatishmëri të madhe për një rikthim të fuqishëm të zërit të NISMA-së në Kuvendin e Kosovës. VeçVEPRA, i duhen vendit në këtë kohë, ku vendi ynë po kalon nëpër sfida të rënda ekonomike, energjetike e deri tek përfaqësimi tejet skandaloz në diplomaci”, ka shkruar Limaj.

NA NDIQ NË FACEBOOK