Connect with us

Lajme

Lëvizja BESA rikonstruon degën e saj në Studeniçan!

Publikuar

Procesi i ristrukturimit të degëve të Lëvizjes BESA në komunat e banuara me shqiptarë po vijon me sukses.

Sonte u realizua riorganizimi i nëndegëve në fshatrat Moranë dhe Studeniçan, njoftojnë nga ky subjekt.

“Ky proces ka sjellë emërimin e kryetarëve të rinj dhe të kryesisë së përbërë të nëndegëve. Me këtë rast, Lëvizja BESA uron kryetarët dhe anëtarët e rinj të kryesisë për angazhimin dhe dedikimin e tyre në forcimin e strukturave të partisë dhe zhvillimin e mëtejshëm të komunitetit”, thonë nga Lëvizja BESA.