Lajme
Kryetari i Tetovës, Bilall Kasami: Ekipet janë në terren, apel për kujdes nga qytetarët

Kryetari i Tetovës, Bilall Kasami theksoi se ekipet e angazhuara për pastrimin e rrugëve nga bora janë në terren.
Ai bëri apel për qytetarët që të jenë të kujdesshëm, të shmangin daljet pa nevojë dhe të përdorin pajisje dimërore. Ai gjithashtu kërkoi nga qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit për të garantuar sigurinë e të gjithëve.
“Që nga orët e para të mëngjesit, ekipet tona janë angazhuar në terren për pastrimin e rrugëve dhe rrugicave të qytetit, fshatrave dhe Malësisë së Sharrit, pas rreshjeve të borës. Pavarësisht vështirësive të shkaktuara nga moti, puna vazhdon me intensitet për të siguruar kalueshmërinë e rrugëve”, tha Kasami.
Kjo periudhë e vështirë kërkon angazhim dhe bashkëpunim të gjithsecilit tha Kasami për të kaluar sa më lehtë këtë situatë.












