Bota
Kjo video e Donald dhe Melania Trump po bën xhiron e rrjetit. Çfarë i ndodhi presidentit sot!
Përpjekja e Donald Trump për të puthur gruan e tij Melania pas mbërritjes në Capitol Rotunda për betimin si president u pengua plotësisht nga një aksesor i veshjes së gruas së tij.
Kur Trump u fut në sallën e tejmbushur me njerëz të famshëm, familja e tij po e priste aty pranë. Presidenti i zgjedhur shkoi afër gruas dhe u përpoq ta puthte, por u pengua nga kapela e saj me strehë të gjerë. Një incident që shikuesit nuk mund të mos e komentonin.
Një shikues shkroi në rrjetin social X: “Sapo e kuptova pse Melania mban atë kapelë me strehë të gjerë. E bëri të pamundur që Trump-i ta puthte. Grua e zgjuar…”
Një tjetër vuri në dukje: “Trump u përpoq të puthte Melania-n, por buza e kapelës së saj e pengoi. Kjo ishte e çuditshme”.
“Trump-i i tha Melania-s të mos e mbante atë kapele. Ai nuk mund ta puthte atë.”, ngacmoi një i tretë.
“A ishte kjo një puthje në ajër që Trump-i i dha Melania-s?”
Kjo veshje bardhë e zi që Melania zgjodhi të veshë në ditën e betimit të Donald Trump shkaktoi bujë në internet sot. Shumë po e krahasojnë veshjen e saj me atë të personazhit ikonik të videolojrave Carmen Sandiego.
Në fakt, disa shikues që shikonin nga shtëpia, shkuan aq larg sa e krahasuan kapelen e saj, me veshjen ikonike të Beyonce-s në, ‘Formation’./K.C/dritare.net
Trump tried to kiss Melania but couldn’t because of her hat 🤣🤣🤣 pic.twitter.com/2KgykW2RaO
— Kyle (@ImKyleMangum) January 20, 2025