Connect with us

Lajme

Kandidati i PDK-së, Selver Xhelili, merr ftesë nga ‘Familja Trump’ për inaugurimin e presidentit të SHBA-ve

Publikuar

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Selver Xhelili, ka marrë një ftesë zyrtare nga ‘Familja Trump’ për të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, që do të mbahet më 20 janar në Washington.

Xhelili ka një lidhje miqësore me djalin e Presidentit Trump, Erik, e cila ka kontribuar në këtë ftesë speciale.

Ai ka potencuar rëndësinë e forcimit të lidhjeve me SHBA-në, duke e cilësuar këtë mundësi si një hap për të forcuar të ardhmen e Kosovës.

Ai ka shtuar se çdo lidhje me SHBA-në është e dobishme për shtetin e Kosovës dhe popullin e saj.

“Çdo lidhje me SHBA-në, është forcim i Kosovës dhe të ardhmes së saj”, tha ai për Blic.

Xhelili kandidon për deputet në zgjedhjet e ardhshme me numrin 83.

NA NDIQ NË FACEBOOK