Connect with us

Shqipëri

“Jo aleancë qelbësirash”! Enkelejd Alibeaj tregon vijat e kuqe për 11 majin

Publikuar

Enkelejd Alibeaj, i ftuar në “Debat” nga Alba Alishani, në A2 CNN, tregoi se bashkë me zotin Dashamir Shehi po negocion me faktorë të tjerë opozitarë, por me disa kushte.

“Për një njeri të arsyeshëm, do të ishte e udhës të kërkonte bashkëpunim me njerëz që kanë dhënë prova dhe unë besoj se zoti Shehi ka dhënë prova dhe ka dalë faqebardhë në shërbimin ndaj ligjit. Do ishte mirë të bashkoheshim ne dhe të rinjtë sepse do të jepte një sinjal te publiku, për t’i nxjerrë njerëzit në zgjedhje dhe Edi Rama të mos zgjohet më 12 maj me 71 mandate. Unë uroj të jemi në një front, megjithatë edhe në dy fronte do të ishte gjë e mirë”, tha Alibeaj.

Sipas tij, po negociohet edhe me faktorë të tjerë politikë, por nuk pranoi të bënte publike emrat. Në lidhje me Lulzim Bashën, Alibeaj deklaroi: “Nëse do të ketë parti, do të shohim. Ne e kemi të shkruar që kemi 3 elementë të rëndësishëm për bashkëpunim. E para, raporti me drejtësinë; e dyta, raporti me partnerët; e treta, listat e hapura. Nëse duam të shtojmë një elementi të katërt, do të ishte asnjë lloj raporti me Partinë Socialiste. Janë kritere gjeneraliste, por të moralshme. Kemi menduar të bëjmë bashkim vlerash, jo bashkim për bashkim. Jo aleancë qelbësirash!

Në lidhje me incidentin që ndodhi në protestën e së martës mes aktorëve të rinj të politikës, Alibeaj theksoi: “Në politikë nuk mund të pritet kulmi i maturisë. Duhet protagonizmi, por preferoj më mirë këta të rinjtë që kanë një protagonizëm papjekurie. Jemi në fushatë, besoj se nuk do të ndodhë më”.

Maqedoni42 minutes ago

Pesë vjet nga zjarri në spitalin modular Covid në Tetovë që vrau 14 persona

Maqedoni42 minutes ago

Kim Mehmeti: Rama më pranë Beogradit se Prishtinës, “Ballkani i Hapur” i shërben Serbisë

Kosovë42 minutes ago

Abdixhiku për gjashtëshen e LDK-së: “Zot, fali, kaq dinë; se populli s’ka për t’i falur!”

Maqedoni44 minutes ago

Skandal në Shkup: Taksisti i kërkoi më shumë para kinezit dhe ia mori nën kërcënimin e thikës

Shqipëri49 minutes ago

Interpoli e kërkonte për grabitje të armatosur, shqiptari kapet i fshehur në Patra të Greqisë! Nisin procedurat e ekstradimit

Kosovë2 hours ago

Pamje ekskluzive: Gjenden gjëra të çuditshme në bodrumin e ish Shkollës Teknike në Obiliq që ishte e uzurpuar për 27 vite – dyshime për varrezë masive

OP / ED2 hours ago

35 vjet mashtrim: Shqiptarët në pushtet, por jo në shtet!

Shqipëri2 hours ago

“Më i larti në rajon”- Tabaku: 60% e çmimit të karburantit janë taksa, tregu i kapur po i merr frymën ekonomisë (VIDEO)

OP / ED3 hours ago

35 vjet nga pavarësia, rikthehen dilemat e vitit 1991: “Sot na duhet sërish bashkimi politik”

Maqedoni3 hours ago

Tërmeti zgjon Ohrin dhe Strugën: Lëkundje 3.9 ballë godasin jugperëndimin e Maqedonisë

Kosovë3 hours ago

Bastisje në Mitrovicë: Mbi 110 gramë kokainë, armë dhe shufër metalike me mbishkrimin “POLIC”

Maqedoni3 hours ago

35 vjet Pavarësi, Siljanovska-Davkova: Askush tjetër nuk do të na e rregullojë shtëpinë, përveç nesh vetë

NA NDIQ NË FACEBOOK