Connect with us

Lajme

Hapet pika për nxerrjen e dokumenteve personale në Zhelinë, Kasami: Edhe një fjalë e mbajtur

Publikuar

më

Në prani të Ministrit të Brendshëm, Pançe Toshkovski, Kryetarit të Zhelinës, Blerim Sejdiu, deputetëve Kaltrina Beqiri dhe Adnan Azizi, si dhe kryeshefit të policisë së Tetovës, Rijat Ali, u hap pika në Grupçin për nxjerrjen e dokumenteve personale.

Kreu i Lëvizjes BESA dhe njëherit kryetari i Tetovës, Bilall Kasami tha se ky është një premtim që është dhënë shumë herë nga qeveritë e kaluara, ndërsa sot, VLEN po e bënë realitet.

Sipas Kasamit kjo qeveri është e përkushtuar për të punuar për qytetarët e saj dhe për të përmbushur nevojat e tyre.

“Në Grupçin hapet pika për nxjerrjen e dokumenteve personale për banorët e komunës së Zhelinës! Shumë herë u premtua nga qeverisjet e kaluara ndërsa ne sot po e bëjmë realitet, sepse kjo Qeveri është e përkushtuar në punë dhe për qytetarët e saj”, tha Kasami.

NA NDIQ NË FACEBOOK