Connect with us

Lajme

Ekstradohet nga Shqipëria në Kosovë i dyshuari për kultivim të drogës në Pejë

Publikuar

Erion Etemaj që ishte shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës lidhur me rastin e një ton drogë në Pejë, ishte arrestuar në Shqipëri.

Dy muaj pas arrestimit të tij, ai sot është ekstraduar nga Shqipëria në Kosovë.

Ndaj tjj, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor.

Etemaj dyshohet se është i përfshirë në veprat penale kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit dhe blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.