Connect with us

Kosovë

Ky është kosovari i arrestuar nga FAST-Kosova me urdhër arrest nga Austria

Published

on

Njësiti FAST- Kosova ka arrestuar një person i cili kishte urdhër arrest nga Austria. Ai po kërkohet për veprën penale “Trafikim  me Narkotik”.

Gazeta Insajderi ka mësuar se personi i arrestuar është Jeton Avdija. Ai është arrestuar në fshatin Pasjak të Gjilanit.

Njësiti FAST, rreth orës 17:50 ka arritur ta lokalizoj dhe arrestoj të kërkuarin me ndihme e institucioneve tjera.

Me urdhër te prokurorit kujdestar i dyshuari dërgohet ne mbajtje për 48 orë për qellim te vazhdimit te procedurës penale.

NA NDIQ NË FACEBOOK

1