Bota
E rëndë, 18-vjeçari vret me thikë mësuesen dhe shoqen e klasës, plagoset një i tretë

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Sllovaki, ku një nxënës ka vrarë mësuesen dhe një shoqe të klasës së tij.
Ngjarja ka ndodhur këtë të enjte në një shkollë të mesme në veri të Sllovakisë. Sipas raportimeve nga mediat lokale, adoleshenti goditi me thikë mësuesen dhe një nxënës tjetër, të dyja viktima të ngjarjes. Gjithashtu, një nxënëse tjetër ka mbetur e plagosur rëndë.
Ekipe emergjence u dërguan menjëherë në shkollën në Spisska Stara Ves, ku dy persona u gjetën të vdekur dhe një tjetër u dërgua në spital me plagë të rëndë, tha Danka Čapkova, përfaqësuese e shërbimeve emergjente. Viktimat ishin një grua 51 vjeçare dhe një tjetër 18 vjeçare, ndërsa e plagosura ka qenë gjithashtu 18 vjeçare. Autoritetet janë duke hetuar rrethanat e ngjarjes dhe motivin e sulmit.