Connect with us

Lajme

Beqa për Ditën e Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit në Kosovë: Detyra jonë është të mos e harrojmë kurrë këtë krim kundër njerëzimit

Publikuar

Kandidati për deputet nga radhët e PDK’së, Hajdar Beqa, ka bërë të ditur se bashkë me Rininë Demokratike kanë ndezur qirinjtë para lapidarit “Shokët e Lirisë” në Gjakovë për Ditën e Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit në Kosovë.

Beqa ka thënë se kjo ditë na rikujton dhimbjen dhe sakrificën e mijërave jetëve të pafajshme nga agresori serb.

Sonte, së bashku me Rininë Demokratike, bëmë ndezjen e qirinjve para lapidarit “Shokët e Lirisë” në Gjakovë, për të përkujtuar Ditën e Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit në Kosovë. Kjo ditë na rikujton dhimbjen dhe sakrificën e mijëra jetëve të pafajshme, si dhe detyrën tonë për të mos harruar kurrë këtë krim të rëndë kundër njerëzimit. Përkujtimi i këtij gjenocidi është një thirrje për drejtësi dhe një zotim për të punuar për paqen dhe dinjitetin e kombit tonë”, ka thënë Beqa.

NA NDIQ NË FACEBOOK