Connect with us

Lajme

Atentati ndaj biznesmenit në Tiranë, zbardhen detaje të reja

Publikuar

Zbardhen detaje nga vrasja me armë zjarri në Tiranë!

Viktimë ka mbetur Bujar Nasufi rreth 56 vjeç, i paskeduar më parë nga policia, i cili është qëlluar në makinë, ku ndodhej vetëm, raporton Top Channel.

Ai së bashku me vëllanë ishte pronarë i një mobilerie në zonën e “Pallatit me Shigjeta”, zonë ku iu bë dhe atentati.

Dyshohet se në momentin që është qëlluar, sapo ka dalë nga biznesi. Dëshmitarët kanë parë mjetin e viktimës të ndaluar.

Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po ushtrojnë kontrolle në zonë për kapjen e autorit

NA NDIQ NË FACEBOOK