Connect with us

Kosovë

Arben Gashi i LDK-së, me një sërë argumentesh, shpotit Kurtin dhe ia zbulon hipokrizinë, duke përmendur edhe FSK-në në Veri

Publikuar

Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka kritikuar ashpër kryeministrin Albin Kurti për dyfytyrësinë e tij, duke i dhënë shembuj të qëndrimeve të ndryshme të tij kur ishte në opozitë dhe tani në pushtet.

Gashi ka përmendur kontradiktat në qëndrimet e Kurtit në lidhje me dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në veri.

Ai kujtoi një deklaratë të Kurtit kur ishte në opozitë, ku ai e kishte cilësuar si “tradhti” dërgimin e FSK-së në veri.

Në anën tjetër, kur tani është në pushtet, Kurti ka përsëritur të njëjtin zotim, duke u pajtuar që FSK-ja të mos dërgohet në veri pa koordinim me NATO-n.

“Cili është Albin Kurti i vërtetë? Ai që thërriste ‘tradhti’ dje, apo ai që e zbaton sot? Populli e ka kuptuar tashmë: Kurti i vërtetë është ai që bën çfarë thotë, vetëm kur është në interesin e tij personal dhe politik!” – tha Gashi.

Ai shtoi se koha ka ardhur për t’u zgjuar dhe për të kuptuar se Kosova meriton përgjegjësi dhe koherencë në vendimmarrje, jo dyfytyrësi.

NA NDIQ NË FACEBOOK