Connect with us

Maqedoni

Ahmeti nga Çashka: Ky unitet i fortë është një mesazh i fuqishëm se shqiptarët janë të gatshëm të qëndrojnë të bashkuar dhe të mbrojnë interesat e tyre në çdo kohë

Publikuar

më

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, bashkë me bashkëpunëtorë mori pjesë në Mbledhjen me Popullin të organizuar nga dega në Cashkë. Kryetari Ahmeti theksoi se mbledhjet dhe takimet e këtilla të degëve do të jenë pjesë e statutit tonë dhe do të vazhdojnë të jenë forumet ku të gjithë mbështetësit dhe përkrahësit tanë do të kenë mundësinë të kontribuojnë dhe të kenë një zë të fuqishëm.

Kryetari Ahmeti nënvizoi se Republika e Maqedonisë së Veriut është një vend i vogël, dhe mund të njihemi të gjithë kokë më kokë. Është shqetësuese kur dëgjojmë debatet e intelektualëve dhe opinionistëve maqedonas që pyesin përse shqiptarët kanë ndryshuar statusin e tyre politik dhe social, përse kanë arritur përfaqësimin në të gjitha institucionet, përse po angazhohen për barazi. Po, ne kemi bërë përpjekje për t’i arritur ato që i kërkuam për breza me mund e sakrifica. Ne nuk kërkuam më shumë, por vetëm të jemi të barabartë me të gjithë qytetarët e këtij vendi.

Maqedonia e Veriut nuk është shtet vetëm i një bashkësie etnike, por është shtet i të gjithë qytetarëve të saj. Të gjithë duhet të ndihen si në shtëpinë e tyre, dhe asnjë qytetar nuk duhet të ndihet si qiraxhi. Kjo është një e drejtë që nuk mund ta mohojmë.

Ky shtet është edhe i shqiptarëve, por jo i shqiptarëve që duan të mbeten të nënshtruar, pa gjuhë, pa flamur, si barinj. Kjo periudhë ka kaluar! Ne do të vazhdojmë të angazhohemj për barazi të plotë, për të drejtat tona dhe për një të ardhme më të mirë për çdo qytetar.

Marreveshja e Paqes e Ohrit mbetet një dokument i rëndësishëm dhe garanci për stabilitetin dhe përfaqësimin e shqiptarëve në dhe të gjitha komuniteteve në shtet. Ajo është e garantuar nga aleatët tanë ndërkombëtarë, dhe çdo tentativë për ta rinegociuar atë është e papranueshme.

Ligji për përdorimin e gjuhës shqipe është arritur me shumë mund e gjak, dhe ajo që është arritur me gjak nuk mund të shkatërrohet kollaj. Ne duhet të veprojmë si një trup i vetëm, për të ruajtur këtë arritje të madhe dhe për të ecur përpara, për anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe zhvillimin e vendit tonë.

Maqedonia e Veriut ka nevojë për zhvillim, prosperitet dhe marrëdhënie të mira ndërfqinjësore. Bashkëpunimi dhe respekti reciprok midis të gjitha grupeve etnike janë thelbësorë për të ardhmen e vendit tonë.

Ne nuk duam argatë, por funksionarë që punojnë për të gjithë qytetarët. Qeverisja e vërtetë është ajo që është e angazhuar për mirëqenien e të gjithë qytetarëve, pa dallim etnik.

Maqedoni16 minutes ago

Durmishi nga Prishtina me mesazh të fuqishëm: Gratë në timonin e ekonomisë, paralajmëron aleancë rajonale që synon të ndryshojë rregullat e lojës!

Lajme33 minutes ago

Murtezani rikthen në vëmendje zgjedhjet e vitit 2019: BDI mbështeti Pendarovskin, edhe pse në garë ishte Blerim Reka

Shqipëri46 minutes ago

Tryeza Kombëtare për Mbrojtjen e Fëmijëve, ministrja Spahiu: Siguria dhe mirëqenia e fëmijëve kërkon përgjegjësi të përbashkët, ngjarjet e fundit…

Lajme48 minutes ago

Albi Qamili: Propaganda e viktimizimit nuk kalon, nuk mbulohet krimi me defokus

Lajme2 hours ago

Grabitje si në filma në një panair në Holandë, policia kërkon pesë shtetas serbë – vodhën një gjerdan me vlerë 27 milionë euro

Lajme2 hours ago

Teuta Arifi në bankën e të akuzuarve! Fillon procesi për kontratat fiktive, 1 milion euro dëmi në buxhet!

Maqedoni3 hours ago

Zhduket 27-vjeçari nga Tetova, doli nga puna me një “Golf” dhe nuk u kthye në shtëpi

Lajme3 hours ago

Zhduket 27-vjeçari nga Tetova, doli nga puna me një “Golf” dhe nuk u kthye në shtëpi

Lajme3 hours ago

Lëndohet një punëtor në kantierin e Korridorit 8, rrokulliset automjeti transportues

Lajme3 hours ago

Saranda Imeri ngre pyetje për meritokracinë: A ia zuri bashkëshortja e Taravarit vendin kandidates me notë mesatare 9.44 në UNT?

Shqipëri3 hours ago

Paralajmërohen protesta në dhjetëra qytete gjermane për ditën e nesërme!

Lajme3 hours ago

Daut Memishi: Nisin punimet për rregullimin e kyçjes në rrugën regjionale në Leshkë

NA NDIQ NË FACEBOOK