Connect with us

Lajme

Vetplagoset një person në Drenas, policia jep detaje

Publikuar

Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë në Drenas është vetplagosur me armë zjarri.

I njëjti më pas ka kërkuar trajtim mjekësor.

“PËRDORIM I ARMËS- Gllogoc / 01.12.2024 – 12:40. Një mashkull kosovar ka kërkuar trajtim mjekësor pasi i njëjti dyshohet se është vetë-plagosur nga arma e zjarrit. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar tre fishekë, ndërsa arma që dyshohet se është përdorur nuk është gjetur. Rasti në hetime nga njësitë relevante.”

NA NDIQ NË FACEBOOK