Connect with us

Bota

U lirua pas rënies së regjimit/ Shqiptari i burgosur në Siri kishte humbur kontaktet me familjen prej 12 vitesh

Publikuar

Eksperti i Sigurisë në Kosovë Bedri Elezi ka folur lidhur me zhvillimet e fundit në Siri ku u ndal dhe te historitë e shqiptarëve atje.

Një rast që ai evidentoi ishte i një shqiptari të Kosovës i cili kishte 12 vite pa kontaktuar me familjen e tij pasi kishte qenë i burgosur i regjimit të Assad.

“Ka pasur një situatë kaotike ky qytetarët dhe familjarët nuk kanë pasur mundësi te kenë informacione sidomos për personat e burgosur në Siri dhe dua të përmend një rast së fundmi ku një qytetar nuk kishte komunikuar me familjen e tij që nga viti 2012 deri më sot dhe ditën e dielë kur ky burg që rrinte ai është marrë nën kontroll nga rebelët sirianë dhe shqiptari ka njoftuar familjen e tij pas lirimit që është gjallë, shëndosh e mirë dhe mezi pret që ti krijohen kushtet për tu riatdhesuar”, tha Elezi për Euronews.

Eksperti tregoi me detaje dhe historinë e këtij personi ku shpjegoi se para 12 viteve në përpjekje për ti ikur forcave të Asaddit, ai kishte kërcyer nga nje urë e lartë dhe kur kishtë rënë kishte thyer këmbët dhe më pas e kishin kapur dhe vendosur në burg dhe familja e tij nuk kishte informacione për fatin e tij që nga ajo kohë.

“Ai është nga Komuna e Hanit të Elezit dhe kishte shkua në Siri në vitin 2012. Në fakt unë kisha komunikuar me familjen e tij dhe ju kisha thënë se ai ishte te burgu në Sinaja dhe se është gjallë. Ishte vështirë për të na besuar madje kemi pasur raste që dhe familjarët na kundërshtonin, duke thënë që kujdes se ne nuk kemi informacione fare për të afërmin. Ky person ka qëndruar 12 vjet në burg dhe në përpjekje për tu larguar forcave të Asaddit kishte kërcyer nga nje urë e lartë dhe kur kishte rënë kishte thyer këmbët dhe atë e kishin kapur dhe vendosur në burg dhe familja e tij nuk kishte informacione për fatin e tij dhe këtë të diel ai foli me familjarët dhe u tha që është shëndosh dhe mirë”, tha eksperti Elezi.

Ai u shpreh se janë rreth 60 qytetarë të Republikës së Kosovës që ndodhen në zona që kanë qenë nën kontrollin e Assadit të cilët janë familjarë.

“Ne kemi diku rreth 60 qytetarë të Republikës së Kosovës që ndodhen në zona që kanë qenë nën kontroll të Assadit të cilët janë familjarë madje më kujtohet kemi pasur një përpjekje me Ministrinë e Jashtme të Haradinajt për ti riatdhesuar ato dhe në kuadër të këtyre përpjekjeve ata kishin pritur rreth dy muaj në një qytet afër kufirit me Turqinë për tu futur në Turqi dhe më pas për të gjetur një mënyrë për tu riatdhesuar por ishte pamundur dhe akoma janë në Siri”, tha Elezi.

Lajme44 minutes ago

“Kush don le të gëzon, kush don të vajton!” – Haradinaj me reagim epik: Unë i pres KËTU!

Maqedoni2 hours ago

Grubi në rastin për “Lotarinë Shtetërore” kërkoi përkthimin e aktakuzës në shqip, gjykata reagoi ndaj momentit të kërkesës

Shqipëri2 hours ago

1,000 euro për çdo të porsalindur, bashkia greke miraton skemën për të mbështetur familjet

Maqedoni3 hours ago

Vrasja në Çair: Njëri nga autorët duhej të ishte në burg, Toshkovski: I kemi provat, arrestimet janë çështje kohe

Lajme3 hours ago

Bajrami: Jemi me institucione të uzurpuara, që nga dhjetori i vitit të kaluar s’kemi qeveri funksionale

Maqedoni3 hours ago

Iseni në Kosovë: Shkupi dhe Prishtina forcojnë frontin e përbashkët për sigurinë

Lajme4 hours ago

Spekulimet për kalimin në VLEN, Valbon Limani publikon mesazh nga foltorja e ASH-së

Maqedoni4 hours ago

Georgievski: Komentet pas vdekjes së Mlladiqit zbuluan jugosllavët e rremë maqedonas!

Shqipëri4 hours ago

“Para se të vënë kujën, të kontribuojnë!”- Flakët përfshinë varrezat, kryebashkiaku Ndreu: S’ka vend për panik, zjarri nën kontroll! Disa u ekzaltuan

Kosovë5 hours ago

Cakolli: Qysh thirret e merret pjesë në seancë jashtë çdo afati kushtetues, pa iu drejtuar Kushtetueses për pasojat?

Lajme6 hours ago

Një 27-vjeçar nga Maqedonia qëllohet për vdekje në Berlin, autorët në arrati

Maqedoni6 hours ago

Penko merr vendimin për nxënësit nga Çairi – por jo për të gjithë

NA NDIQ NË FACEBOOK