Bota
U aksidentua me makinë dhe përfundoi në një luginë, ndërron jetë themeluesi i kompanisë së njohur të modës

Isak Andic, themeluesi miliarder i kompanisë së njohur të rrobave, Mango, ka humbur jetën në një aksident rrugor.
Mediat spanjolle raportuan se 71-vjeçari humbi jetën pas një rënieje në një luginë ndërsa po ecte në një vargmal jashtë Barcelonës. Sipas gazetës El Pais, djali i tij ishte i pranishëm në vendin e aksidentit.
Andic, i cili kishte origjinë turke, e themeloi Mango-n në Barcelonë në vitin 1984, dhe sot ky zinxhir operon në 120 vende. Pasuria neto e Andic është vlerësuar nga Forbes në 4.5 miliardë dollarë.






















