Connect with us

Lajme

Shala: Qeveria ka refuzuar gazin amerikan dhe ka zgjedhur të bëjë pazare energjetike me Serbinë

Publikuar

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike të Kosovës, Ferat Shala ka reaguar në lidhje me reduktimet e energjisë elektrike.

Ai ka thënë se Qeveria, s’e ka trajtuar asnjëherë me profesionalizëm e me prioritet ‘‘menaxhimin skandaloz të sektorit të energjisë’’.

‘‘Kjo qeveri e ka refuzuar gazin amerikan dhe ka zgjedhur të bëjë pazare energjetike me Serbinë’’, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Me dhjetëra herë në Kuvendin e Kosovës kam folur për një menaxhim skandaloz të sektorit të energjisë. Por, kjo qeveri asnjëherë nuk e ka trajtuar këtë me prioritet dhe profesionalizëm.

Prioriteti i vetëm kanë qenë tenderët në KEK dhe pasurimi i zyrtarëve të pushtetit përmes pazareve me Serbinë. Kjo qeveri e ka refuzuar gazin amerikan dhe ka zgjedhur të bëjë pazare energjetike me Serbinë.

Madje, me paratë e dhëna në këto pazare, sot ne do ta kishim termocentralin e ri. Mbi 560 milionë euro të buxhetit janë dhënë për energji dhe asnjë investim kapital. Prandaj, çdo dimër me këtë qeveri është dimër në terr.

Më 9 shkurt, Kosova duhet të marrë drejtim 

NA NDIQ NË FACEBOOK