Bota
Forcat anti regjim dhe qytetarë “demaskojnë” pallatin presidencial, largohen veshjet super të shtrenjta
Pas marrjes së Damaskut, pjesëtarë të forcave opoztiare por edhe qytetarë sirianë kanë hyrë brenda pallatit presidencial të Bashar al-Assad, ku duket se kanë plaçkitur edhe garderobën e tij, duke u larguar me marka luksi, si ‘Louis Vuitton’.
Në një video të publikuar online, shihet turma e njerëzve brenda palaltit presidencial, teksa plaçkisin orenditë e shtrenjta të presidentit Bashar al-Assad.
Sende të ndryshme janë hedhur në dysheme, ndërsa një person shihet teksa largohet duke mbajtur një çantë ngjyrë portokalli me logon e markës ‘Louis Vuitton’.
Sundimi brutal 53-vjeçar i familjes Assad në Siri ka marrë fund brenda pak ditësh, pas një ofensive të befasishme që nisi javën e kaluar dhe përfundoi sot, kur rebelët hyn në Damask.