Connect with us

Shqipëri

Putin tjetër mesazh kërcënues Perëndimit, plan të vendosë raketa supersonike në Bjellorusi

Publikuar

Raketat balistike hipersonike ruse Oreshnik, të afta për të fluturuar deri në dhjetë herë shpejtësinë e zërit, do të vendosen në Bjellorusi kur sistemi të hyjë plotësisht në shërbim, ka thënë presidenti Vladimir Putin.

Putin e bëri njoftimin të premten në Minsk gjatë një takimi me homologun e tij bjellorus Alexander Lukashenko.

“Këto sisteme do t’i dorëzohen Forcave Raketore Strategjike Ruse dhe do të vendosen paralelisht në territorin e Bjellorusisë“, tha Putin.

Lukashenko kishte pyetur për marrjen e disa prej Oreshnik-ëve, duke vënë në dukje se Rusia tashmë ka vendosur armë bërthamore në Bjellorusi dhe ka shtrirë ombrellën e saj bërthamore tek aleati i saj.

“Ne kemi vende ku mund t’i vendosim këto armë. Me një kusht: që objektivat do të përcaktohen nga udhëheqja ushtarako-politike e Bjellorusisë dhe që specialistët rusë do të shërbejnë për vendosjen e armëve ”, tha Lukashenko.

/S.T

NA NDIQ NË FACEBOOK