Connect with us

Lajme

Policia bastis shtëpinë e Artan Grubit dhe ish-drejtorit të Llotarisë?

Publikuar

Sipas burimeve nga hetimi, policia ka kryer mëngjesin e sotëm bastisje në disa shtëpi private për shkak të dyshimeve për krim të organizuar në Llotarinë Shtetërore.

Burimet e portali Netpress thonë se forcat policore kanë bastisur shtëpinë e Artan Grubit, por ai nuk është gjetur aty. E njëjta ka ndodhur edhe kur policia ka kryer bastisje në shtëpinë e ish-drejtorit të Llotarisë së Maqedonisë, Prparim Bajrami. Ai gjithashtu nuk ishte në shtëpi.

Autoritetet hetimore dyshojnë se ai ka ikur në Kosovë disa muaj më parë.

NA NDIQ NË FACEBOOK