Connect with us

Lajme

Pasi gjuajti me armë zjarri e dorëzon në polici

Publikuar

Një 42-vjeçar nga fshati Reçak i Shtimes ka pranuar se ka shtënë me armë zjarri dhe më pas e ka dorëzuar atë në polici.

Pas hetimeve, është identifikuar dhe ftuar në stacion personi i dyshuar, M.H. (42 vjeç, M/K).

Gjatë intervistimit, ai ka pranuar se kishte përdorur armën e zjarrit më 27 dhjetor 2024.

Arma, e llojit pistoletë, është dorëzuar dhe sekuestruar si provë materiale nga policia.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, i dyshuari është liruar për procedurë të rregullt hetimore.

Ndaj tij është hapur rast për: Përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm, mbajtje të paautorizuar të armëve.

NA NDIQ NË FACEBOOK