Connect with us

Shqipëri

“Nuk kemi luksin të festojmë”/ 8 Dhjetori, të rinjtë e PD marshim-protestë në Tiranë, thirrja për qytetarët

Published

on

Të rinjtë e PD kanë thirrur një marshim-protestë në Tiranë më 8 dhjetor, duke kujtuar në këtë mënyrë lëvizjen e nisur 34 vite më parë në Qytetin Studenti që brenda 72 orësh rezultoi e suksesshme me vendosjen e pluralizimit në vend.

Me moton se s’kemi luksin të festojmë, të rinjtë e FRPD do të nisen nga Qyteti Studenti dhe do të ndalen te Kryeministria. Protesta nis në orën 11:00.

“Të rinjtë shqiptar nuk e kanë luksin për të kremtuar këtë ditë si një ditë feste, sa kohë Rilindja në 11 vite të qeverisjes së saj i ka ekspozuar përballë eksodit drastik dhe kriminalizimit masiv.

Ftojmë çdo të ri që ndjen veten se përballë zhvatjes dhe përçmimit nuk mjafton indiferentizmi, të na bashkohet në këtë marshim, pasi nuk e kemi luksin që prindërit tanë të protestojnë për ne.

Koha e na e kërkon që të jemi në lartësinë e studentëve të dhjetorit 90’ që bënë që 8 Dhjetori të hyjë në historinë tonë si Dita e Rinisë”, thuhet në njoftimin zyrtar.

The post “Nuk kemi luksin të festojmë”/ 8 Dhjetori, të rinjtë e PD marshim-protestë në Tiranë, thirrja për qytetarët first appeared on JavaNews.al.

NA NDIQ NË FACEBOOK