Connect with us

Kosovë

Një diskotekë në Prizren përfshihet në zjarr, policia jep detaje

Publikuar

Një diskotekë është përfshirë nga zjarri mëngjesin e së hënës në Prizren.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi. Ai njoftoi se pos dëmeve materiale, nuk ka ndonjë të lënduar.

““Sot në mëngjes me datë 30.12.2024, në ora 05:00 është raportuar se në rrugën “Transiti i ri” në Prizren e ka kapluar zjarri një diskotekë. Dëmi material është shumë i madh por të lënduar nuk ka”, tha ai.

“Pasi që të shuhet zjarri do të bëhet edhe ekzaminimi i vendit nga forenzika dhe ekspertët e zjarrit”.

NA NDIQ NË FACEBOOK