Connect with us

Lajme

Nesër disa lagje të Prishtinës mbesin pa ujë për disa orë

Publikuar

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se disa lagje të kryeqytetit nesër do të mbesin pa ujë për disa orë.

Kjo bëhet sipas tyre për shkak të rritjes së kapaciteteve në stacionin e pompimit në Park. 

“Nga kjo ndalje do të ketë mungesë  të furnizimit me  ujë në rrugën ‘Ndue Përlleshi’, ‘Qëndresa’, ‘Lagjja e Muhaxherëve’ dhe lagjja Ulpiana në Prishtinë”, thuhet në njoftim. 

Ndërprerjet me ujë do të zgjasin nga ora 11:00 deri në orën 16:00. 

NA NDIQ NË FACEBOOK