Connect with us

Lajme

“Ndryshimin e sjell vetëm LDK’ja”, Hykmete Bajrami thotë se kjo është lista e fitores

Publikuar

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka deklaruar se Kosova ka nevojë për ndryshime rrënjësore dhe se, këtë ndryshim e sjell LDK-ja.

Ajo po ashtu ka shfaqur respektin e saj për mbështetësit dhe përkrahësit e kësaj partie.

Postimi i plotë:

Lista e FITORES

Është hera e gjashtë që i hyj garës për deputete. Garës për fitore të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Qytetarët me 9 shkurt duhet të përcaktohen për Republikën, për zhvillim e progres në çdo fushë.

Vendi ynë ka nevojë për ndryshime rrënjësore. Këtë ndryshim e sjell vetëm Lidhja Demokratike e Kosovës me listën fituese.

Nderime më të larta dhe respekti shkojnë për votuesit, për të gjithë mbështetësit dhe përkrahësit e Lidhjes Demokratike të Kosovës.