Lajme
Murtezani në Moldavi, nënshkruan Memorandum për shkëmbimin e përvojave në procesin negociues me BE

Ministri për Integrime Evropiane, Orhan Murtezani, ka takuar Zëvendëskryetaren e Qeverisë së Republikës së Moldavisë, Kristina Gerasimov, për të nënshkruar një Memorandum Bashkëpunimi mes Qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe Moldavisë.
“Ky Memorandum do të shërbejë si bazë për shkëmbimin e përvojave dhe praktikave të mira në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian, si dhe për forcimin e kapaciteteve të institucioneve në të dy vendet. Së bashku, përmes miqësisë dhe mbështetjes, mund të ecim përpara me më shumë besim në rrugën drejt Bashkimit Evropian”, ka shkruar Murtezani.
















