Connect with us

Lajme

Murtezani i reagon ashpër Frontit Evropian: Luanit futboll nëpër zyre, ndërsa tani i durojmë pasojat e juaja

Publikuar

Zëvendëssekretari i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Hasim Murtezani, ka reaguar ashpër ndaj protestës së Frontit Evropian para Gjykatës Kushtetuese.

Në një postim të tij në rrjetet sociale, Murtezani ka akuzuar krerët e Frontit Evropiane se për 22 vite pushtet nuk ka arritur të rregulloj çështjes e gjuhës shqipe.

Reagimi i plotë i Murtezanit është ky:

“Keni luajtur futboll e basketboll nëpër zyre dhe institucione dhe kur se definuat çështjen e përdorimit të gjuhës shqipe ashtu siç duhet! Sot ne në qeveri po i durojmë pasojat e juaja 22 vjeçare të aventurave që ju i keni keqpërdorur votuesit dhe shqiptarët! Se keni mbrojtur gjuhën shqipe sa ishit brenda nëpër pozita e zyra për 22 vjet dhe tash nëpër shatora e tenda mos bëni FILMA, këtë e dinë gjithë shqiptarët! Epizodat e filmave serial tuaj që i përdorni kohë pas kohe janë të qarta për popullatën! U bëtë gaz i botës, ikni se kjo është turp që bëni!”, ka shkruar Murtezani./Zyrtare.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK