Lajme
Mediat e huaja raportojnë për arrestimin e Ahmet Gashit si i dyshuar për një vrasje të 2006-ës


Mediat amerikane kanë raportuar për arrestimin e Ahmet Gashit (42 vjeç) për shkak se dyshohet për një vrasje të ndodhur në vitin 2006.
Gashi ishte arrestuar nga autoritetet e Kosovës dhe ishte ekstraduar të premten për në SHBA.
Ai dyshohet se me makinën e tij në vitin 2006 e kishte goditur për vdekje boksierin profesionist Kemal Kolenovic, derisa i njejti ishte duke ecur në trotuar.
Mbi Gashin rëndon akuza për vrasje të shkallës së dytë.






















