Connect with us

Shqipëri

“Më ftuan për nënkryetar partie”, Shehaj rrëzon Arben Malajn: S’e ka kuptuar mesazhin tonë…

Publikuar

Prej disa ditësh mes kryetarit të Partisë Mundësia, Agron Shehaj dhe ish ministrit Arben Malaj ka një debat në distancë në lidhje me ftesën që Malajt i është bërë për të qenë pjesë e “Mundësisë”.

Agron Shehaj, ka hedhur poshtë pretendimet e ish-ministrit të Financave Arben Malaj, që tha se i është ofruar që të jetë nënkryetar i partisë.

Shehaj shprehet se Malajt i është dërguar një mesazh dashamirës në celular, një praktikë e zakonshme e partisë dhe se ai ka keqkuptuar këtë mesazh.

Më tej, deputeti sqaroi se nuk ka shanse që Partia Mundësia, që një parti qartësisht e djathtë të vendosë në funksione të larta një ish-ministër financash të majtë.

“Arben Malaj ka dalë dhe ka thënë se unë i paskam ofruar post. Malaj ka gënjyer. Ne Malajt i kemi dërguar një mesazh nga Partia Mundësia, mesazh dashamirës. Këtë mesazh ai e keqkuptuar dhe e ka interpretuar sikur i ofruam post në Partinë Mundësia. Ne jemi një parti qartësisht e djathtë dhe nuk ka shans që si parti e djathtë t’i ofrojmë ish-ministrit të Financave të së majtës nënkryetarin të degës 5 në Tiranë, që nuk ekziston ky post. Kjo është gënjeshtër që përdoret mediatikisht nga ata që duan të çorientojnë partinë tonë politike”, tha Agron Shehaj në emisionin Log në News24.

NA NDIQ NË FACEBOOK