Lajme
Me fraktura të rënda në kokë dhe trup, ‘maskat’ kanosin me armë dhe dhunojnë brutalisht 40-vjeçarin
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Klos të Shqipërisë, ku një 40-vjeçar është paraqitur në Qendrën Shëndetësore me fraktura të rënda në kokë dhe trup. Ai pretendon se është sulmuar nga tre persona me maska, të cilët dyshohet se kanë përdorur armë gjatë dhunës.
Pavarësisht sulmit brutal, 40-vjeçari ka deklaruar se nuk ka konflikte me askënd dhe nuk ka njohuri mbi identitetin e agresorëve.
Policia lokale ka nisur hetimet, duke analizuar dëshminë e tij dhe provat për të hedhur dritë mbi këtë ngjarje.