Connect with us

Shqipëri

Ledri Vula dhe Sara Hoxha kapen mat në Tiranë pas ndarjes. Ja kush e shoqëron ish-çiftin e njohur

Publikuar

Reperi i njohur shqiptar, Ledri Vula, dhe ish-partnerja e tij, Sara Hoxha, janë parë së bashku në një rrugë të Tiranës, në zonën e Bllokut konkretisht në Rrugën e Brigadave VIII.

Çifti, i cili ka qenë prej kohësh në qendër të mediave për ndarjen e tyre, nga fotot e siguruara nga Liberale.al, u kapën të shoqëruar nga vajza e tyre e vogël Poem Blu.

EKSKLUZIVE/ Ledri Vula dhe Sara Hoxha kapen mat në Tiranë pas ndarjes.

Ky moment ka tërhequr vëmendjen e kalimtarëve dhe ka nxitur spekulime mbi marrëdhënien e tyre aktuale.

Nuk dihet nëse ky takim ishte në interes të përbashkët për vajzën e tyre apo ndonjë sinjal për një pajtim të mundshëm.

Kujtojmë që Ledri Vula aludohet se është në lidhje me vajzën milionere, Rina Zaiti pasi konfirmoi ndarjen nga Sara Hoxha.

NA NDIQ NË FACEBOOK