Connect with us

Lajme

Kurti për refuzimin e takimit me sindikalistët e sektorit privat: Në zyrën time vijnë kur s’kryejnë punë diku tjetër

Publikuar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u pyet për refuzimin e takimit me kryesindikalistin e sektorit privat, i cili ka deklaruar se ka tentuar më shumë se 20 herë të takohet me të.

Kurti tha se në zyrën e tij shkojnë përfaqësues të organizatave dhe institucioneve kur “nuk kanë kryer punë diku tjetër”.

“Së pari ne e kemi Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve dhe përveç ministrit Hekuran Murati, aty i kemi edhe dy zëvendësministra të shkëlqyeshëm, e kemi Avni Zogianin dhe Avni Dobrunën dhe këta janë në komunikim të rregullt me sindikatat në përgjithësi, përfshi edhe sindikatën e sektorit privat. Në zyrën e kryeministrit vijnë organizatat, institucionet e tjera atëherë kur nuk kanë kryer diku tjetër punë, ose kur lidhet drejtpërsëdrejti me mua, prandaj edhe ekzistojnë ministritë dhe ato në fushveprimtarinë e tyre kanë edhe këso veprimesh për dialog social me sindikatat”, tha Kurti.

“I kam takuar sindikatat në të kaluarën, do t’i takojë edhe në të ardhmen”, shtoi ai.

NA NDIQ NË FACEBOOK