Connect with us

Lajme

Komuna e Zhelinës në shërbim të qytetarëve, përkujdesje sociale ndaj 20 personave për vitin 2025

Publikuar

Komuna e Zhelinës edhe në vitin 2025 do t’ju ofrojë përkujdesje sociale 20 personave të moshuar edhe atë, 8 orë në ditë.

“Sot, nënshkruam Marrveshjen për vazhdimin e dhënieve të shërbimeve sociale në Komunën e Zhelinës edhe për vitin 2025, me shoqatën për dhënien e shërbimeve sociale “Milenium” Tetovë.
Sivjet bëhet 4 vite të plota që Komuna e Zhelinës afërisht 20-30 familjeve ju jep shërbime sociale, respektivisht personave të moshuar që jetojnë vetë e nuk kanë askend, ju ofrojmë përkujdesje në shtëpi 8 orë në ditë.
Komuna e Zhelinës përkujdeset për të gjitha shtresat e qytetarëve”, njoftoi kryetari i Zhelinës, Blerim Sejdiu.

NA NDIQ NË FACEBOOK