Connect with us

Lajme

Komuna e Prishtinës mbetet pa automjete, Rama del me një thirrje urgjente për Qeverinë

Publikuar

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se Komuna e Prishtinës ka mbetur pa automjete.

Ai tha se Komunës i ka skaduar afati me Autoritetin Qendror i Prokurimit (AQP), që vepron nën Ministrinë e Financave.

“Kontrata e lidhur nga Autoriteti Qendror i Prokurimit (AQP), që vepron nën Ministrinë e Financave ka skaduar me 6 dhjetor. Kjo kontratë përfshinte institucione qendrore dhe lokale, përfshirë Komunën e Prishtinës, e cila kishte marrë me qira 76 vetura.

Pas skadimit të kontratës, të gjitha veturat janë kthyer, duke lënë Komunën e Prishtinës pa automjete funksionale. Kjo ka vështirësuar ndjeshëm operimin e drejtorive si Inspeksioni dhe Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca”, tha ai.

Rama i bëri thirrje Qeverisë që të gjejë zgjidhje.

“Komuna i bën thirrje urgjente Qeverisë së Kosovës që të gjejë zgjidhje, përgjegjësi kjo e AQP-së. Mosveprimi i tyre po pengon rëndë funksionimin e komunave dhe institucioneve publike! Kryeqyteti mbetet i angazhuar për të përmbushur detyrimet ndaj qytetarëve, por mungesa e mjeteve për operim përbën rrezik për shërbimet dhe sigurinë publike. Trajtimi i interesit publik kërkon prioritet!”, shkroi Rama.

NA NDIQ NË FACEBOOK